Shkup, statuja e Car Dushanit acaron shqiptarët

0

Vendimi i autoriteteve të Shkupit për të vendosur statujën e prijësit serb të shekullit 14 ka acaruar sëtepërmi shqiptarët e FYROM-it. Reagimi erdhi fillimisht nga organizata “ZGJOHU”, të cilët kanë theksuar se ngritja e një statuje të tillë shpreh një krizë identiteti të këtij shteti. Shkupi e vendos statujën e Car Dushanit në kuadër të projektit “Shkupi 2014” në përkujtim të marrjes së qytetit nga ai në gjysmën e parë të shekullit 14.
Kundërshtimi i shqiptarëve vjen për shkak të keqtrajtimit që i është bërë atyre gjatë pushtimi serb si edhe prej faktit se mbreteria serbe është ngritur duke marrë edhe territore shqiptare.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here