Shkrumbohet banesa në Tiranë, shpëton fëmija

Shkrumbohet banesa në Tiranë, shpëton fëmija

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banese 3-katëshe ditën e shtunë në rrugën ‘’Todi Shkurti” në Tiranë, duke rrezikuar jetën e një fëmije. Në momentin e rënies së zjarrit brenda në banesë ndodheshin dy fëmijë, njëri prej të cilëve është nxjerrë jashtë nga kryefamiljari por si pasoje e përhapjes së flakëve  me shpejtësi ka

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banese 3-katëshe ditën e shtunë në rrugën ‘’Todi Shkurti” në Tiranë, duke rrezikuar jetën e një fëmije.

Në momentin e rënies së zjarrit brenda në banesë ndodheshin dy fëmijë, njëri prej të cilëve është nxjerrë jashtë nga kryefamiljari por si pasoje e përhapjes së flakëve  me shpejtësi ka qenë e pa mundur nxjerrja e fëmijës tjetër.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e menjëhershme të fëmijës së bllokuar dhe shuarjen e flakëve.

Shkaku i zjarrit mësohet të jetë një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht janë shpëtuar personat që ndodheshin brenda.

 /Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar