Shkrumbohen dy makina të Gjergj Bojaxhiut

0

Dy makina të parkuara në oborrin e banesës së ish-zyrtarit të lartë i Partisë Demokratike, Gjergji Bojaxhi, janë shkrumbuar thuajse tërësisht mëngjesin e të dielës. Ekspertët janë duke përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie apo shpërthim me tritol, nisur edhe nga dëshmitë e pronarit.

Burime konfidenciale pranë Policisë së Shtetit thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në vilën e bojaxhinjve në Farkë të Madhe. Vetë ish-zyrtari i Partisë Demokratike ka preferuar ta kalojë gjithçka në heshtje, duke kërkuar prej organeve kompetente mosnxjerrjen e informacionit.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here