Shkollat parauniversitare, mësuesit ankohen për kushtet

Shkollat parauniversitare, mësuesit ankohen për kushtet

Gjatë periudhës 2012-2013 në disa institucione në vend mësuesve iu është dashur të shpenzojnë paratë e tyre edhe për të blerë shkumësa. Shkumësat që sillen për mësim janë të lagur e nuk shkruajnë aspak mirë. Edhe pse janë ankuar herë pas here në drejtorinë e shkollës, ky shqetësim duket se nuk ka marrë fund prej

Gjatë periudhës 2012-2013 në disa institucione në vend mësuesve iu është dashur të shpenzojnë paratë e tyre edhe për të blerë shkumësa. Shkumësat që sillen për mësim janë të lagur e nuk shkruajnë aspak mirë.

Edhe pse janë ankuar herë pas here në drejtorinë e shkollës, ky shqetësim duket se nuk ka marrë fund prej rreth 9-muajsh. Një nga mësueset e shkollave të mesme e cila jep lëndën e matematikës, shprehet se i duhet të shkruajë shumë, dhe për ushtrimet harxhohen shumë shkumësa, të cilat kushtojnë shumë duke u nisur nga pagat që marrin mësuesit në vendin tonë.

Përveç kësaj ajo shprehu për Gazetën Shqip se edhe për  fotokopjet u duhet të nxjerrin para nga xhepat e tyre. Në lidhje me fotokopjet është folur me drejtorinë e shkollës, ku përveç se janë detyruar ti bëjnë me paratë e tyre asgjë s’ka ndryshuar dhe problemi qëndron njësoj. Mësuesja shpreson që një ditë ky problem të zgjidhet megjithëse duket qartë se askujt nuk i intereson pasi nuk iu rëndon drejtuesve kjo gjë.

/Bronilda Dedja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar