Shkodër, çelet Muzeu i Krimeve të Komunizmit

Shkodër, çelet Muzeu i Krimeve të Komunizmit

Qyteti i Shkodrës ka celur dje për vizitorët Muzeun e Krimeve të Komunizmit. Muzeu ka një galeri hyrëse prej betoni rreth 80 metra të gjatë, prej së cilës mund të mbërrish te zona e ishburgut, me 40 birucat e tmerrshme, që dikur shërbenin për izolimin e të burgosurve. Pjesë e muzeut janë edhe mjedise të

Qyteti i Shkodrës ka celur dje për vizitorët Muzeun e Krimeve të Komunizmit. Muzeu ka një galeri hyrëse prej betoni rreth 80 metra të gjatë, prej së cilës mund të mbërrish te zona e ishburgut, me 40 birucat e tmerrshme, që dikur shërbenin për izolimin e të burgosurve.

Pjesë e muzeut janë edhe mjedise të tjera të jashtme, si oborri i ajrimit si dhe pajisje, shkrime dhe të dhëna origjinale të asaj kohe, të cituara nga të burgosurit politikë.

Drejtuesi i punimeve, Mark Gjeka thotë se: “Kanë përfunduar punimet dhe këto ditë pritet përurimi i Muzeut të Vuajtjeve të Diktaturës Komuniste”. Sipas tij, çdo gjë është realizuar sipas projektit të arkitektit Viktor Dhimgjini, por janë bërë dhe konsultime dhe me ish të burgosur të kësaj periudhe. Kurse më tej ai shton se janë ruajtur strukturat e qelive dhe dëshmitë e mbetura nga ajo periudhë.

Ky muze do të tregojë vuajtjet, torturat dhe ekzekutimet me e pa gjyq të qindra shkodranëve, të cilët në përpjekje për të kundërshtuar regjimin komunist dhe ideologjinë e tij, ranë viktima të terrorit dhe dhunës komuniste. Godina në qendër të qytetit të Shkodrës i ka ende të qarta gjurmët e torturave që u janë bërë intelektualëve dhe njerëzve të pafajshëm nga regjimi komunist, edhe pse kanë kaluar rreth 50 vite.

Kjo ndërtesë ka qenë burgu famëkeq i viteve të pas ‘44-s. Drejtoresha e kulturës në Shkodër, Elena Doda thotë se “Deri tani janë mbledhur materiale, dëshmi penaliteti që tregojnë se si është zhvilluar gjyqi, letra burgu dhe korrespondenca apo dhe shumë objekte që jaën ekspozuar në muze”. Sipas Dodës, të gjitha këto materiale janë fotokopjuar nga origjinalja që posedojnë personat e prekur nga ky sistem dhe do të ekspozohen në muze gjatë ditëve në vijim.

Muzeu i Krimeve të Diktaturës është një projekt i përbashkët mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Bashkisë së Shkodrës. Për të janë akorduar 53 milonë lekë. Kurse arkitekti që është  marrë me hartimin e këtij projekti dy vjet rresht është Viktor Dhimgjini.

/Elta Liksenaj/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar