Shkodër: Vrasje me armë zjarri në Vukatanë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vukatanë, në komunën Guri i Zi në Shkodër, bilanci i të cilit është një i vdekur e tre të plagosur.

Nga të dhënat paraprake të policisë mesohet se ka mbetur i vdekur, Gjin Murri.

Autor i vrasjes mësohet se është  Çesk Murri, i cili ka mbetur i plagosur bashkë me dy persona të tjerë, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.

Arsyet e kësaj ngjarje të rëndë mendohet së të kenë ardhur për motive pronësie.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje, ku po merren në pyetje personat të cilat kanë qenë prezent në momentin e shkëmbimit të zjarrit me armë.

/Sonila Qazimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here