Shkodër, kamioni përplas për vdekje fëmijën

0

Një automjet tip kamion ka përplasur për vdekje një 7-vjeçar. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend fëmija më inicialet Xh.G.

Ngjarja e rëndë ndoshi dje në mbrëmje në fshatin Stajkë të rrethit të Shkodrës. Drejtuesi i mjetit ishte shtetasi me iniciale F.K., 49 vjeç, banues në fshatin Shelqet të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Në vendgjarje mbërriti policia e cila kreu procedurat e rastit dhe arrestoi drejtuesin e kamionit. Hetimet e mëtejshme për aksidentin i kaluan Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here