Shkodër, eksploziv banesës së deputetit të PD-së Astrit Bushati

Shkodër, eksploziv banesës së deputetit të PD-së Astrit Bushati

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur  në orët e para të ditës së sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, të qytetit të Shkodrës, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në katin e parë të banesës së deputetit  të Partisë Demokratike Astrit Bushati. Z.Bushati është  njëkohësisht edhe kryetar i PD-së në  rrethin e Shkodrës. Nga ky

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur  në orët e para të ditës së sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, të qytetit të Shkodrës, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në katin e parë të banesës së deputetit  të Partisë Demokratike Astrit Bushati.

Z.Bushati është  njëkohësisht edhe kryetar i PD-së në  rrethin e Shkodrës.

Nga ky shpërthim nuk janë konstatuar dëme materiale, pasi objekti në fjalë ishte në rikonstruksion dhe prej kohësh aty nuk banonte njeri.

Aktualisht nga struturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar