Shkodër, arrestohet autori i plagosjes së një 29-vjeçari

Shkodër, arrestohet autori i plagosjes së një 29-vjeçari

Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 29-vjeçari mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Fatmirësisht, viktima me inicialet A. H. ndodhet i shtruar në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët bënë

Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 29-vjeçari mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Fatmirësisht, viktima me inicialet A. H. ndodhet i shtruar në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar për krimin, 45-vjeçarit Ilir Dudina.

Veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Ilir Dudina i kanë  kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar