Shkëndija-Teteks, Shkupi gati për festën kuqezi

Shkëndija-Teteks, Shkupi gati për festën kuqezi

Kryefjala e ditës së sotme në Shkup është finalja e Kupës së Maqedonisë, ku përballë njëra-tjetrës gjenden dy ekipet tetovare, Shkëndija dhe Teteksi. Të gjitha rrugët të çojnë drejt stadiumit kombëtar “Filipi i Dytë”. Tifozët shqiptarë të Shkëndijës kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që këtë mbrëmje ta kthejnë në një natë të paharruar kuqezi,

Kryefjala e ditës së sotme në Shkup është finalja e Kupës së Maqedonisë, ku përballë njëra-tjetrës gjenden dy ekipet tetovare, Shkëndija dhe Teteksi. Të gjitha rrugët të çojnë drejt stadiumit kombëtar “Filipi i Dytë”.

Tifozët shqiptarë të Shkëndijës kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që këtë mbrëmje ta kthejnë në një natë të paharruar kuqezi, ndërkohë që ekipi prej ditësh përgatitet për përballjen më të rëndësishme të këtij sezoni.

ballistet

“Kjo finale duhet te fitohet dhe ne jemi te gatshëm për luftë korrekte ne terrenin e gjelbër. Unë jam shumë optimist se Shkëndija do të dominojë ndeshjen dhe me ndihëm e publikut tonë në fund do t’i gëzohemi fitores. Ky trofe duhet të jetë i yni dhe ne futbollistët jemi të gatshëm të japim më shumë se 100% nga vetja, për të fituar këtë finale”, deklaron me shumë entuziazëm për portalin “Tetova 1” futbollisti Elmedin Rexhepi, i cili ishte autor i golit vendimtar kundër Vardarit në gjysmëfinale.

“Vetëm duhet të jemi të matur, të mos lejojmë të na përfshijnë emocionet dhe euforia. Publiku do bëjë punën e vet, shpresoj në anim korrekt, pasi FFM-ja ka paralajmëruar masa të rrepta, ndërsa ne në teren besoj të jemi në nivelin e duhur. Shoqëria që kemi mes veti më bën të jem optimist i madh se do të arrijmë të mbyllim këtë ndeshje brenda 90 minutave në favorin tonë dhe më pas le të festojë kush si të dojë. Shkëndija, ‘Ballistët’ dhe publiku tetovar meritojnë këtë trofe”, vazhdon më tej “Leci”.

12

Tifozët kuqezi të Shkëndijës janë të gatshëm të “pushtojnë” Shkupin, prania e të cilëve është një motivim më tepër për futbollistët në fushë. Vetë tifozët shprehen për mediat vendase se do të tregojnë qytetarinë e tyre, duke mos lejuar të bien pre e provokimeve të tifozëve maqedonas të Teteksit apo atyre që e mbështesin në Shkup.

Pas titullit kampion të fituar vjet, Shkëndija e Tetovës ka mundësinë e shkëlqyer për të fituar për herë të parë Kupën e Maqedonisë. Suksesi më i madh për ekipin tetovar në këtë trofe ishte finalja e vitit 2006.

Ndërkohë sa i përket kampionatit për Teteksin, mund të themi se ky vit ishte një dështim i vërtetë për ekipin maqedonas të Tetovës, pasi nuk arritën të qëndrojnë as në Kategorinë e Parë.

23

Ndeshja Shkëndija-Teteksi luhet sonte në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, në orën 20:30.

 /Objektiv/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar