Shkëmbeu 5000 foshnja, arsyeja e infermieres do t’iu habisë

0

Një infermiere në Zimbabve ka rrëfyer se ka shkëmbyer 5 mijë bebe gjatë 12 viteve dhe se arsyeja për këtë veprim ishte thjesht për argetim. Arsyeja pse ajo rrëfeu këtë mëkat është sepse është e sëmurë me kancer, dhe thotë se është penduar dhe e di që Zoti do ta fali.


“Unë kam kancer dhe e di që do të vdes shpejt. Dëshiroj të rrëfej mëkatet e mia para Zotit dhe para të gjithë njerëzve të prekur, sidomos atyre që kanë lindur në ‘University Teaching Hospital’ (UTH) gjatë shërbimit tim”, tha ajo. “Nuk kam asgjë për të fshehur. Në 12 vitet që kam punuar në repartin e lindjes në UTH, shkëmbeva afërsisht 5,000 foshnja,” rrëfeu ajo.


Ajo gjithashtu shtoi se e nisi këtë veprim për argëtim dhe se më vonë nuk po ndalej dot. Infermierja ndjente kënaqësi kur shihte se shumë
çifte ndaheshin per shkak tradhëtie.


“Nëse keni lindur në UTH ndërmjet viteve 1983 dhe 1995, shanset janë që prindërit që ju rritën, të mos jenë prindërit tuaj biologjikë”, tha ajo.

G. Baçi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here