Shkëlzen Berisha: “Fytyra pa maskë e Ramës”

Shkëlzen Berisha: “Fytyra pa maskë e Ramës”

Reagon Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit kundër liderit te Partisë socialiste, Edi Rama, lidhur me takimin në qytetin e Shkodrës. Në takimin me qytetarët shkodranë, Rama ka hedhur akuza ndaj kundërshtarit të tij politik duke përfshirë këtu edhe fëmijet e Sali Berishës. “Sot shqiptarët panë fytyrën pa mskë të Edi Ramës dhe nivelin ku ka

Reagon Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit kundër liderit te Partisë socialiste, Edi Rama, lidhur me takimin në qytetin e Shkodrës.

Në takimin me qytetarët shkodranë, Rama ka hedhur akuza ndaj kundërshtarit të tij politik duke përfshirë këtu edhe fëmijet e Sali Berishës.

“Sot shqiptarët panë fytyrën pa mskë të Edi Ramës dhe nivelin ku ka degraduar skenari i rilindjes. Rama me platformën e tij akuzo, shpif e moho, buzëqeshte sot në Shkodër teksa përdorte një kontigjent krimi si darje për shpifjet e radhës. Ai përsëriti në Shkodër shpifje që kanë marrë jo një, por disa herë përgjigjen e drejtësisë. Të njëjtin fat do të kenë edhe këto akuza të ambalazhuara nga Rama dhe të mbllacitura nga goja e ordinerit Tom Boshi, që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria e shohin si deputet që ka diploma universiteti por që i mungon ajo e shkollës së mesme”, – thotë z. Shkëlzen Berisha.

/Sidorela Jança /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar