Shkëlqejnë Vajushi e Gjasula, De Biasi nuk i thërret

0

Dyshja Shqiptare Armando Vajushi dhe Jurgen Gjasula po shkëlqejnë më skuadrën e liteksit në kampionati Bullgar, duke i udhëhequr në fitoren 6-2 dhe duke marrë dhe kryesimin e kampionatit Bullgar.

Dy Shqipatrët kanë qënë protagonistë në fitoren e thellë, ku serinë e golave e ka hapur Vajushi, ku ka realizuar dopietë, duke kaluar skuadrën në avantazh në minutën e 4-t, si dhe ka dyfishuar shifrat tri minuta më vonë.

Më pas “fusha e blertë” iu la mesfushorit nga Tirana, Jurgen Gjasula ku ka trefishuar shifrat në të 36-tën minutë, por ka realizuar edhe nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 74-t.

Pavarësisht paraqitjeve të mira të mira të dy futbollistëve, trajneri i kombëtares Shqiptare, Giani De Biasi nuk i ka grumbulluar për miqësoren e 15 nëntorit kundër Bjellorusisë e cila do të luhet në Turqi.

Vajushi më dy golat e realizuar, ka shtuar në 7 numrin e golave të shënuar, ndërsa Gjasula 6.

/Klajdi Lleshi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here