Shkelje me akcizat, kompania e lëndëve djegëse 47 milion lekë dëm shtetit

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se kompania ENARVI sh.a, sipas ligjit të akcizave i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 47.379.648 milionë lekë. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Degën e Doganës Berat, gjatë  kontrollit pohuan se në magazinën fiskale të subjektit “ENARVI” mungonin 510.884 kg lëndë djegëse ( solar) dhe 1.018.588 kg bitum

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se kompania ENARVI sh.a, sipas ligjit të akcizave i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 47.379.648 milionë lekë. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Degën e Doganës Berat, gjatë  kontrollit pohuan se në magazinën fiskale të subjektit “ENARVI” mungonin 510.884 kg lëndë djegëse ( solar) dhe 1.018.588 kg bitum sasi e hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme pa paguar akcizën.

Gjithashtu u konstatuan 632.000 kg lëndë djegëse e vetkonsumuar nga ky subjekt pa paguar detyrimin e akcizës, i cili sipas ligjit i detyrohej shtetit 47.379.648 milionë lekë.

Ndërkaq Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bën thirrje subjekteve të akcizës të respektojnë ligjin 61/2012, “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, si dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë këtë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar