Kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar dje nga detyra Iliarjan Balliun, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes për mospërputhje të gradës së tij me pozicionin e punës. Nga burimet zyrtare u bë me dije se se Ilirjan Balliu, i cili drejtonte Shërbimin Sekret të Ushtrisë, i emërtuar së fundi AIM, është larguar nga kjo detyrë
Kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar dje nga detyra Iliarjan Balliun, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes për mospërputhje të gradës së tij me pozicionin e punës.
Nga burimet zyrtare u bë me dije se se Ilirjan Balliu, i cili drejtonte Shërbimin Sekret të Ushtrisë, i emërtuar së fundi AIM, është larguar nga kjo detyrë me vendim të kreut të Ekzekutivit.
Lajmi është pohuar dje në mbrëmje për gazetën “Panorama” se drejtuesi i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, sipas ligjit duhet të ketë gradën “Gjeneral”.
Ilirjan Balliu, tashmë ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ka pasur gradën e kolonelit.
Pas shkarkimit nga detyra të kreut të Inteligjencës së Mbrojtjes, mësohet se ka nisur procedura e emërimit të drejtorit të ri të kësaj agjencie me vendim të Presidentit të Republikës dhe propozim të Kryeministrit Sali Berish.
Përsa i përket emërimit të ri për kreun e gardës bëhet e ditur se kreu i ri i AIM mund të jetë një nga katër gjeneralët e dekretuar pak kohë më parë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Në faqen zyrtare të kreut të shtetit, gjenden të afishuara emrat e katër të dekretuarve së fundmi, “Gjeneral brigade” të katër kolonelëve: Piro Ahmetaj, ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm, Frederik Beltoja, ish-komandant i Forcës Ajrore, Ylber Dogjani dhe Muhamet Buçpapa, ish-komandant i Forcës së Mbrojtjes Rajonale.
Dekretet janë firmosur më 24 qershor 2013 dhe kanë hyrë në fuqi menjëherë.
Ndryshimi i kreut të Shërbimit Sekret të Mbrojtjes është shkarkimi më i rëndësishëm i firmosur nga Kryeministri Sali Berisha pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.
Ky institucion funksionon pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura duke trashëguar kompetencat e ish-Shërbimit Informativ të Ushtrisë, SHIU, ndërsa gëzon edhe disa funksione të tjera shtesë që iu dhanë me ndryshimin e ligjit dhe të emërimit vitin e fundit.
Ajo që solli më shumë risi që solli fuqizimin e strukturës së AIM, ishte ngritja e nivelit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në drejtori të përgjithshme, për arsye të bashkimit të aseteve dhe komponentëve ndërdisiplinor.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *