Shitet FK Elbasani?

Një lajm i jashtëzakonshëm për futbollin shqiptar! Futboll Klub Elbasani mund të ketë pronar të ri. Presidenti i klubit italian Hellas Verona, Maurizio Setti, i cili vizitoi të hënën Shqipërinë, ka pasur kontakte me kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini. Bashkia zotëron 30% të aksioneve. Maurizio Setti ka pasur kontakte edhe me presidentin Arben Laze. Burime

Një lajm i jashtëzakonshëm për futbollin shqiptar! Futboll Klub Elbasani mund të ketë pronar të ri.

Presidenti i klubit italian Hellas Verona, Maurizio Setti, i cili vizitoi të hënën Shqipërinë, ka pasur kontakte me kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini.

Bashkia zotëron 30% të aksioneve. Maurizio Setti ka pasur kontakte edhe me presidentin Arben Laze. Burime për Sportal.al thanë se tratativa pritet të finalizohet me sukses.

Verona mendon të imitojë Udinezen, me modelin për të pasur klube satelite. Familja Pozzo, që zotëron Udinezen, në fakt është pionier në Itali, duke parë edhe faktin se përveç friulanëve zotërojnë dhe Watford-in në Angli dhe Granada-n në Spanjë.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar