SHISH përgjon deputetët emiosioni Opinion zbardh sot detajet

0

Deputetë të Opozitës së para zgjedhjeve të 23 qershorit, por edhe të maxhorancë janë përgjuar nga Shwrbimi Informativ Shtetëror. Bëhet e ditur se pjesë e përgjimit kanë qenë edhe personazhe nga bota e medias  në periudhën para dhe pas 23 qershorit të vitit të kaluar.

Këto përgjime do të zbardhen sot në emisionin Opinion nga Blendi Fevziu në TV Klan, i cili do të japë disa detaje nga raporti i Komisionit parlamentar të Sigurisë. Në emision do të zbulohen disa të dhëna të raportit, si datat e përgjimit si dhe disa nga emrat e parlamentarëve dhe gazetarëve që kanë qenë nën survejim.

Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika shprehet se ky përgjim nuk është bërë në mënyrë të paligjishme dhe nuk ka qenë i qëllimshëm për ta. Kjo ka ndodhur pasi kanë rënë  pre e aparaturës në momentin kur kanë biseduar me elementët e vënë nën monitorim prej këtij shërbimi.

Mësohet se janë 25 deputetë të maxhorancës së sotme, atëherë në opozitë të cilët rezultojnë se janë përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Burime nga Komisioni i Sigurisë bëjnë me dije se përgjimi i tyre nuk ka qenë i drejtëpërdrejtë , por janë regjistruar teksa bisedonin me personazhe të tjerë të cilët ishin nën vëzhgimin e SHISH.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here