Shfrytëzoi seksualisht të miturën, arrestohet 33-vjeçari

Shfrytëzoi seksualisht të miturën, arrestohet 33-vjeçari

33-vjeçari Emiljan Dine, nga fshati Dërsnik i Korçës, është arrestuar nga forcat policore pasi një natë më parë kishte rrëmbyer dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Burimet policore konfirmojnë se ky shtetas është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës, të cilët hasën mungesën e saj në shtëpi. Sipas tyre, 13-vjeçarja nuk ishte

33-vjeçari Emiljan Dine, nga fshati Dërsnik i Korçës, është arrestuar nga forcat policore pasi një natë më parë kishte rrëmbyer dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Burimet policore konfirmojnë se ky shtetas është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës, të cilët hasën mungesën e saj në shtëpi. Sipas tyre, 13-vjeçarja nuk ishte kthyer në banesë gjatë gjithë natës.

Në mëngjes pas kthimit të saj në shtëpi, ajo ka pohuar  se kishte qenë me të dashurin e saj Emiljan Dine. Por prindërit pas presionit të ushtruar kanë arritur të mësojnë se vajza e tyre ishte rrëmbyer dhe shfrytëzuar nga 33–vjeçari, i cili e kishte kaluar natën me vajzën e tyre në një banesë që ai e kishte lëshuar me qira në qytetin e Korçës.

Nga deklarata e të miturës në polici rezulton se ajo kishte kryer marrëdhënie me dëshirën e saj me shtetasin Emiljan Dine. Gjithashtu, ajo pohon se ishte në lidhje me 33-vjeçarin për një kohë të gjatë dhe se ishte koshiente për diferencën e moshës ndërmjet tyre. Por, ajo nuk ishte në dijeni të faktit se 33-vjeçari ishte i martuar dhe kishte familje të tijën.

Pas arrestimit të këtij shtetasi është vërtetuar se ai kishte kryer veprat penale si “marrëdhënie seksuale me të mitura”, “prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar