Sherr në Qytet Studenti, ngacmohen vajzat në leksion

Një përplasje mes studentëve ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e ish-mensës në Qytet Studenti. Mësohet se pasditen e djeshme rreth orës 17:30, ndërsa po zhvillohej leksion tek ish-mensa duke qenë se Godina e Ekonomikut është në rikonstruksion, dy djem kanë hyrë në orën e leksionit dhe kanë ngacmuar vajzat që ishin në mësim.

Një përplasje mes studentëve ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e ish-mensës në Qytet Studenti.


Mësohet se pasditen e djeshme rreth orës 17:30, ndërsa po zhvillohej leksion tek ish-mensa duke qenë se Godina e Ekonomikut është në rikonstruksion, dy djem kanë hyrë në orën e leksionit dhe kanë ngacmuar vajzat që ishin në mësim. Ndërkohë kanë reaguar djemtë e grupit që ishin të pranishëm në mësim duke u thënë që të largohen.


Por ngjarja nuk ka mbaruar aty pasi rreth orës 19:00 përfundon leksioni dhe djemtë përplasen jashtë mes njëri-tjetrit.
Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje nga ku kanë mbetur edhe tre persona të plagosur.


Ndërkohë tre të plagosurit nga sherri kanë shkuar për të marrë mjekim dhe më pas janë larguar.

L.S

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar