Sherr në PD pas dorëheqjes së Salianjit

0

Në mbështetje të Ervin Salianjit, pas dorëheqjes së tij nga funksionet në parti, kanë dalë disa deputetë të Partisë Demokratike. Një prej tyre është Myslim Murrizi, i cili sulmon kryesinë dhe sekretarin e dalë nga Këshilli Kombëtar i PD dhe e quan procesin të sajuar.

murrizi

Partia Demokratike është përfshirë nga tensionet dhe përçarjet, pas votimeve të fundit
për Kryesinë e re. Një prej të revoltuarve është deputeti Myslim Murrizi, që ka reaguar pas vendimit të Ervin Salianjit për t’u tërhequr nga posti që mbante deri më tani në PD si Sekretar i grupit parlamentar demokrat . Salianji tha se tërhiqej nga postet në parti pasi numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar e nxori atë jofitues për vetëm një votë, ndërsa shtoi se po vendoste një standard në këtë aspekt, në një kohë kur në vendin tonë dorëheqjet pas humbjeve janë koncept i panjohur.

salianji murrizi

Megjithatë, në mbështetje të Salianjit kanë dalë disa deputetë. Një prej tyre është deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi i cili “shpërthen” në akuza ndaj Bashës, ndërsa procesin e votimit në Këshillin Kombëtar e konsideron farsë. Ai thotë më tej se Kryesia e re e PD, por edhe drejtuesit e sekretariateve nuk e njohin partinë pasi e dinë atë si konferencat e shtypit apo hotelet luksoze të Tiranës, pa u përballur asnjë ditë të vetme me elektoratin apo terrenin.

/R.Bakalli/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here