Sherr mes vëllezerve, dy të plagosur

Sherr mes vëllezerve, dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.Vëllai i mesëm plagos 2 vëllezërit e tjerë gjate një zënke me motiv pronat. Konfilkti për një sipërfaqe toke i nisur në fshatin Kuç të komunës Guri i Zi është zhvendosur në sheshin “Isa Boletini” në qendër të qytetit të Shkodrës. Banorët shprehen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.Vëllai i mesëm plagos 2 vëllezërit e tjerë gjate një zënke me motiv pronat.

Konfilkti për një sipërfaqe toke i nisur në fshatin Kuç të komunës Guri i Zi është zhvendosur në sheshin “Isa Boletini” në qendër të qytetit të Shkodrës.

Banorët shprehen se prej kohësh të 3 vëllezërit kanë pasur konflikte për një sipërfaqe toke bujqësore. Sherri ditën e djeshmë ka marrë përmasa të mëdha ,pasi 37-vjecari Mark Zefi është përleshur me grushta me vëllain e tij më të madh Ardian Zefi, 40 vjec.

Në fillim shërrin e kanë nisur të 2 vëllezërit, aty më pas ka mbërritur dhe vëllai i vogel 27-vjecari Pal Zefi i cili mësohet se ka ndërhyrë për ti ndarë vëllezërit.

Në tentativë për ti ndarë i vogli i familjes dhe kur po mendohej se ngatërresa u mbyll, Marku ka nxjerrë nga xhepi një thikë dhe ka qëlluar të dy vëllezërit e tij. Ardianin në brinjë dhë  vëllain e vogël Palin në këmbë.

Ndihmë e parë vëllezërve të plagosur ua kanë dhenë kalimtarët e ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kishinb njoftuar dhe policinë.

Mësohet se gjendja shëndëtësore e 4o-vjecarit  Ardian Zefi është në gjendje kritike për jetën dhe 27-vjecari në gjëndje shëndëtësore më të mirë.

Më pas autori i kësaj ngjarje , Marku është larguar në drejtim të paditur pasi është  shpallur në kërkim nga policia.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar