Sherr mes taksistëve, plagoset 15-vjeçari

Sherr  mes taksistëve, plagoset 15-vjeçari

Sherri banal mes dy taksistëve ka përfunduar  në plagosjen e djalit të njërit prej te konfliktuarve. Ngjarja e rende ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e qytetit të Këlcyrës në një pike parkimi taksish. Nga hetimet paraprake mësohet se taksistët janë konfliktuar mes tyre me fjalë dhe fyrje për

Sherri banal mes dy taksistëve ka përfunduar  në plagosjen e djalit të njërit prej te konfliktuarve.

Ngjarja e rende ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e qytetit të Këlcyrës në një pike parkimi taksish.

Nga hetimet paraprake mësohet se taksistët janë konfliktuar mes tyre me fjalë dhe fyrje për pasagjerët dhe më pas sherri ka degjeneruar në dhunë fizike. 15-vjecari me iniciale R.K, djali i njërit prej taksistëve ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por në gjaknxehtësi e sipër taksisti Sazan Zoto e ka qëlluar më thikë në shpinë.

Kalimtarët e rastit, dëshmitarë të sherri dhe plagosjes kanë lajmërur menjëherë policinë. 15-vjcari është dërguar në spitalin e Përmetit, por për shkak të gjendjes së tij ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia pas ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, Sazan Zoto ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka sekuestruar 1 armë zjarri tip kallashnikov si dhe një shandan i Kishës së Krishterë. Taksisti tashmë do përballet me tre akuzat, atë të tentativës së plagosjes, armëmbajtjes pa leje dhe te vjedhjes.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar