Shërbimeve të Onkologjikut u përgjysmohen ilaçet

Shërbimeve të Onkologjikut u përgjysmohen ilaçet

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mungesa të vazhdueshme të barnave, por problemi më i madh është në shërbimin e Onkologjikut, ku trajtohen pacientët me tumore. Standardet, cilësia dhe shërbimi që kërkohet për raste të tilla nuk ofrohet në këtë spital. Buxheti për blerjen e barnave për sëmundjet e tumoreve është përgjysmuar nga viti 2009

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mungesa të vazhdueshme të barnave, por problemi më i madh është në shërbimin e Onkologjikut, ku trajtohen pacientët me tumore.

Standardet, cilësia dhe shërbimi që kërkohet për raste të tilla nuk ofrohet në këtë spital. Buxheti për blerjen e barnave për sëmundjet e tumoreve është përgjysmuar nga viti 2009 në 2013, dhe si pasojë ka sjellë një numër të dyfishuar të sëmurëve.

Pacientët nuk mund të përballojnë kostot për të blerë ilaçet dhe trajtimet e kimioterapisë. Avokati i Popullit, në një raport të sistemit shëndetësor, i rekomandon ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova, një rrugë zgjidhje për furnizimin sa më të shpejtë të ilaçeve. Periudha për kryerjen e monitorimit nga institucioni i përket një periudhe kohore 2-vjeçare.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar