“SHËRBËTORET” e Jean Gene vjen në Shqipëri

0

 

jean-genet

Një nga kryeveprat e Jean Genet e titulluar  “SHËRBËTORET”  do të ngjitet ne skene e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 20 dhe 21 Janar ora 19;00 në sallen “Goethe”.

Solanz dhe Kleri janë dy vajza që jetojnë si shërbëtore të brendshme në një shtëpi bashkëkohore të shtresës së lartë. E përditshmja shtrënguese dhe imponuese, bindja, ndjesia e vazhdueshme e të qënit të mbyllur, marrdhënia dashurore që zhvillohet ndërmjet tyre gjatë këtyre viteve dhe urrejtja e tyre ndaj pronarëve, krijon një përbërje shpërthyese të çoroditjes seksuale, tërbimit shkatërrues, instiktet vrastare dhe dëshira për rebelim dhe çlirim. Hedhja e tyre e dëshpëruar drejt qiellit, hyn në të njëjtën orbitë me atë të mijra të rinjve të cilët enden nëpër Metropolet moderne, pa të ardhme dhe shpresë,me rebelimet e heshtura të përditshme dhe trazirat sociale të kohës tonë.

Sulmi i Jean Genete kundër çdo gjëje të detyruar takon eksperimentin social, rezistencat molekulare, mendimin dhe veprimin shkatërues të kohës tonë.

Ndërsa gjithnjë dhe më shumë njerëz në të gjithë botën rebelohen kundër moralit dominues të mërzisë, të bindjes dhe durimit, kundër shfrytëzimit dhe shantazhit që të bëjnë në punë, kundër burgut të përditshëm dhe imponimin e një jeta që nuk e zgjodhëm dhe nuk na përket, zgjedhja e veprës së Jeane Genet për të shprehur frymën e një kohe që është gati të shpërthej, ishte direkte.

Jean Genet lind 19 dhjetor 1910 – 15 prill 1986,  ishte një romancier, dramaturg, poet, eseist dhe aktivist politik. Në fillim të jetës së tij ai ishte një trazovaç i vogël  por më vonë filloi shkruante.Veprat e tij kryesore përfshijnë romanet, Zonja e Luleve, dhe Ekrani

 

Përgatiti: A.T

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here