Shembja e monopolit të kompanive ajrore, abuzime me çmimet

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi dje se do të shembet monopoli i fluturimeve në Shqipëri, monopol ky i ngritur nga Sali Berisha. Haxhinasto ka deklaruar se kompani me kosto të ulëta do të operojnë në tregun shqiptar të aviacionit. Deklarata u bë në seancën parlamentare, ku në rend të ditës ishte dhe diskutimi i ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së shtetit të Kuvajtit, për shërbimin ajror, si dhe një ndryshim në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Haxhinasto theksoi se qeveria do të hapë tregun e aviacionit dhe se kompani me kosto të ulëta do të operojnë në Shqipëri, gjë që do të sjellë dhe kosto më të ulët për qytetarët. Po ashtu, mësohet se Ministri i Transporteve Haxhinasto, po negocion me përfaqësuesit e aeroportit “Nënë Tereza” dhe me një sërë kompanish që operojnë në sektorin e fluturimeve, me qëllim afrimin e kompanive të tjera që mund të ofrojnë shërbimin e fluturimit kundrejt kostove më të ulëta dhe me shërbim më cilësor nga sa ofrohet prej vitesh nga kompania “Belle Air” në pozita monopol. Ndërkaq, edhe kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e fundit me deputetët e PS, ka deklaruar se do të godasë monopolet dhe koncensionet korruptive të qeverisë Berisha. Kryeministri pritet të marrë nisma konkrete për të shkatërruar monopolizimin e tregjeve dhe shërbimeve në Shqipëri. Ministria e Transporteve paralajmëron mundësinë që Shqipërisë t’i shtohen edhe dy aeroportet e pashfrytëzuara, të Kukësit dhe Sarandës, me qëllim që tregu i fluturimeve të njohë konkurrencën, që më pas reflektohet me ulje çmimesh dhe përmirësim shërbimi. Ndryshimi i situatës së monopolit në sektorin e fluturimeve ajrore është paralajmëruar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Në një konferencë në rrjetet sociale, Rama është përgjigjur se qeveria do të godasë monopolet, ndërsa ka pranuar faktin se kjo kompani ka një pozicion të privilegjuar dhe problematik në sektorin e fluturimeve ajrore. Mediat e huaja e akuzojnë Belle Air për mashtrim me biletat. “Basler Zeitung” pohon se Bell Air e cila ka vazhduar të shese bileta më shumë se sa që ka vende në aeroplanët e saj. “Të shtunën, rreth orës tetë, në aeroportin “Basel/Mulhouse”, fluturimi L 9918 ka qenë i gatshëm për tu nisur drejt Prishtinës. Mirëpo asgjë nuk ndodh. Arsyeja: Janë shitur më shumë bileta se sa  kishte ulëse. /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar