Shembet ura në Francë, humb jetën 15-vjeçarja

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një urë është shembur mëngjesin e sotëm në Francë. Ngjarja ndodhi në një fshat në veri të Tuluzës, mbi lumin Tarn, ku sipas autoriteteve vendase, një makinë, një kamion dhe një automjet tjetër kanë përfunduar në lumë. Viktima është një vajzë 15-vjeçare, e cila

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një urë është shembur mëngjesin e sotëm në Francë. Ngjarja ndodhi në një fshat në veri të Tuluzës, mbi lumin Tarn, ku sipas autoriteteve vendase, një makinë, një kamion dhe një automjet tjetër kanë përfunduar në lumë.

Viktima është një vajzë 15-vjeçare, e cila po udhëtonte në makinë me prindërit e saj, teksa ura filloi të shembej. Ekipet e emergjencës nxorën të gjallë vetëm prindërit nga makina e tyre pas shembjes së urës. Dyshohet se mund të ketë të tjerë të zhdukur.

Raportohet se shkak i shembjes ishte kalimi i një automjeti të tonazhit të rëndë, që tejkalonte kapacitetin e urës.

M.D

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar