SHBA, vret motrën 5 vjeçare me lëvizje wrestlingu

Një 13 vjeçar nga Amerika ka vrarë motrën e tij 5-vjeçare, duke imituar lëvizjet e idhujve të   wrestling-ut, që japin spektakël në televizion.  Pasi e ka rrahur vogëlushen për 3 minuta me radhë me goditje e lëvizje të shumta në të gjithë trupin, ashtu siç bëjnë yjet e këtij sporti është hedhur mbi të dhe

Një 13 vjeçar nga Amerika ka vrarë motrën e tij 5-vjeçare, duke imituar lëvizjet e idhujve të   wrestling-ut, që japin spektakël në televizion. 

Pasi e ka rrahur vogëlushen për 3 minuta me radhë me goditje e lëvizje të shumta në të gjithë trupin, ashtu siç bëjnë yjet e këtij sporti është hedhur mbi të dhe e ka goditur më bërryl mbi stomok. Më pas kur ka parë të motrën që nuk po merrte frymë djali ka lajmëruar menjëherë urgjencën.

Por ishte tepër vonë pasi 5-vjeçarja kishte pësuar fraktura të rënda me disa thyerje brinjësh, dëmtim të rëndë në veshka dhe hemorragji të brendshme.

“Në raste të tilla është për t’u fajësuar mungesa e mbikqyrjes së fëmijëve nga prindërit e tyre”, është shprehur WWE, federata që organizon ndeshjet e këtij sporti ekstrem, kjo pasi fëmijët kanë qenë vetëm në shtëpi.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar