SHBA, vdesin 19 zjarrfikës nga zjarret në Arizona

SHBA, vdesin 19 zjarrfikës nga zjarret në Arizona

Zyrtarët amerikanë thonë se një ekip prej 19 zjarrfikësish kanë vdekur dje, ndërsa përpiqeshin që të shuanin zjarret në Arizona. Lajmin për vdekjen e tyre e konfirmoi  Shoqata e Zjarrfikësve e Ëildlandit, në faqen e saj në Facebook. Ndërkaq, zyrtari i shtetit të Arizonës, Art Morrison i tha CNN-it se zjarrfikësit ishin një ekip elite

Zyrtarët amerikanë thonë se një ekip prej 19 zjarrfikësish kanë vdekur dje, ndërsa përpiqeshin që të shuanin zjarret në Arizona.

Lajmin për vdekjen e tyre e konfirmoi  Shoqata e Zjarrfikësve e Ëildlandit, në faqen e saj në Facebook. Ndërkaq, zyrtari i shtetit të Arizonës, Art Morrison i tha CNN-it se zjarrfikësit ishin një ekip elite dhe duket  se flakët i kishin përfshirë ata dhe se mbërritja e kur zjarrfikësve të tjerë nuk kishte arritur ta ndryshonte këtë ngjarje të rëndë, pasi  ata kishin vdekur.

Presidenti Barack Obama, që ndodhet në Afrikë lëshoi një deklaratë sot në mëngjes duke i quajtur zjarrfikësit “heronj”. Më tej theksoi se  ai dhe Michelle, ashtu si të gjithë amerikanët “i kanë në mendje dhe luten për familjet e zjarrfikësve të guximshëm dhe për ata, jeta e të cilëve janë ndryshuar përgjithmonë nga kjo tragjedi e tmerrshme.”

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar