SHBA-të dënojnë deklaratën e Erdoanit

SHBA-të dënojnë deklaratën e Erdoanit

Shtëpia e Bardhë dënon akuzat e kryeministrit turk, Rexhep Erdoan se Izraeli qëndron prapa heqjes nga pushteti të liderit islamik egjiptian, Muhammad Morsi. Josh Earnest, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se akuza është ofenduese dhe e e gabuar, madje ndikon në punën e përbashkët që vendet e rajonit synojnë të realizojnë. Fjalimi i

Shtëpia e Bardhë dënon akuzat e kryeministrit turk, Rexhep Erdoan se Izraeli qëndron prapa heqjes nga pushteti të liderit islamik egjiptian, Muhammad Morsi.

Josh Earnest, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se akuza është ofenduese dhe e e gabuar, madje ndikon në punën e përbashkët që vendet e rajonit synojnë të realizojnë.

Fjalimi i kryeministrit Erdoan është transmetuar nga mediat kombëtare turke. Ai akuzoi edhe vendet islamike se po tradhëtojnë nëpërmjet mbështetjes së tyre për udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar