SHBA-Rusi traktat të ri për armët

Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë dhe ai i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje të re për sigurimin dhe shkatërrimin e materialit bërthamor me qëllim parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore. Takimi mes tyre u mbajt në margjina të samitit të G8-ës në Irlandën Veriore, ku dy liderët politik kanë bërë

Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë dhe ai i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje të re për sigurimin dhe shkatërrimin e materialit bërthamor me qëllim parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Takimi mes tyre u mbajt në margjina të samitit të G8-ës në Irlandën Veriore, ku dy liderët politik kanë bërë publik lajmin pas bisedimeve mes tyre.

Kjo marrëveshje vjen në kuadër të skadimit të marrëveshjes së mëparshme të vitit 1992.

Shenjë të  “Marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese” ka preferuar ta cilësojë Obama marrëveshjen e sapo vendosur.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar