SHBA, rimëkëmbet ekonommia

Ekonomia amerikane ka marrë votebesimin nga Banka Qendrore Amerikane, e cila është shprehur se ekonomia nuk ka më nevojë për stimuj qeveritar për të mbështetur rritjen e saj. Ekspertët mendojnë se periudha më e vështirë për ekonominë  amerikane mund të konsiderohet e kapërcyër, reduktimi i paketës së stimujve pritet të çoj në rritjen e normave

Ekonomia amerikane ka marrë votebesimin nga Banka Qendrore Amerikane, e cila është shprehur se ekonomia nuk ka më nevojë për stimuj qeveritar për të mbështetur rritjen e saj.

Ekspertët mendojnë se periudha më e vështirë për ekonominë  amerikane mund të konsiderohet e kapërcyër, reduktimi i paketës së stimujve pritet të çoj në rritjen e normave të interesit, të cilat kanë ndikuar që investitorët të tërheqin fonde nga vendet në zhvillim me synim për ti përdorur në Shtetet e Bashkuara.

Tregjet në zhvillim kanë patur fonde falë politikave disa vjeçare të normave të ulëta të interesit dhe kërkesa nga blerës të huaj që solli rritje të çmimit të aksionevee dhe vlerës së valutës në këto vende pritet të ndryshojë sipas ekspertëve.

Nëse fillojnë të rriten normat e interesit në Shtetet e Bashkuara, citon VOA analiste te tregut, disa nga likuiditetet dhe kapitali do të kthehen ne Amerike për të përfituar nga zhvillimet e reja, duke u larguar ne kete menyre nga tregjet boterore.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar