SHBA, raportet e përgjimit përmbajnë pasaktësi

0

Shefi i inteligjencës amerikane përgjigjet pas skandalit të përgjimeve të publikuar në Washington Post dhe Gurdian. James Clapper tha  se ligji, i cili u lejon agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara të mbledhin informacione prej kompanive të internetit, vlen vetëm për personat jo-amerikanë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Washington Post dhe Gurdian kanë raportuar të enjten se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka përgjuar direkt serverët e kompanive kryesore amerikane të internetit, duke u lejuar agjentëve të ekzaminojnë e-maile, fotografi dhe dokumente të tjera.

Clapper deklaroi se raportet përmbajne pasaktësi të shumta dhe se zbulimi i programeve është i dënueshëm.

Më herët, Komiteti i Inteligjencës në Senatin amerikan ka konfirmuar se qeveria ka mbledhur në mënyrë sekrete regjistrimet telefonike të miliona konsumatorëve amerikanë të kompanisë Verizon, me një urdhër sekret të gjykatës.

Megjithatë, kompanitë kryesore të teknologjisë, si: Apple, Google dhe Facebook, kanë thënë se nuk kanë ndonjë agjenci qeveritare me “qasje direkte” në serverët e tyre.

/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here