SHBA mohon përgjimin e Merkelit

0

Zyrtarët amerikanë kanë  hedhur poshtë  dyshimet për përgjime të kancelares gjermane Angela Merkel.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë ka thënë se shkrimi i “Bild am Sonntag” ishte i “pavërtetë”.

Zëdhënësi Vanee’ Vines tha se kreu i Agjencisë, Keith Alexander, nuk ka folur asnjëherë me Obamën rreth çështjes Merkel.

Ditëve të fundit mediat gjermane, duke cituar dokumente sekrete amerikane, kanë shkruar se kancelarja Merkel përgjohej nga SHBA-ja që nga vitit 2002, dhe se Obama ishte njoftuar për këtë në vitin 2010.

Shërbimet inteligjente amerikane dhe gjermane pritet të takohen në Uashington gjatë javëve në vazhdim për të diskutuar rreth aktiviteteve dhe mardhënieve në sferën e shërbimeve sekrete mes këtyre dy vendeve.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here