Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

SHBA, Kongresi miraton marrëveshjen që e shpëton nga falimentimi

SHBA, Kongresi miraton marrëveshjen që e shpëton nga falimentimi

0 Komentet 🕔17.10.2013 - 11:03

 

Kongresi amerikan ka vendosur mbrëmë rritjen e përkohshme të tavanit të borxhit në fundit për të shmangur falimentimin e vendit.  Marrëveshja u arrit me  81 vota pro e 18 kundër nga Senati dhe me 285 pro e 144 kundër nga Dhoma.

Lideri i shumicës së Senatit, Harry Reid, pasi  Senati aprovoi marrëveshjen e arritur u shpreh: “Arritëm më në fund të mblidhemi bashkë në të njëjtin mendim, për shumë arsye të ndryshme”.

Më pas, presidenti Barack Obama doli në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, për të përshëndetur miratimin e marrëveshjes në Senat.

“Falënderoj lidershipin e të dy partive për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe për aprovimin e saj në Senat. Nëse ajo kalon edhe në Dhomën e Përfaqësuesve do ta nënshkruaj menjëherë dhe po aq shpejt do të nisim edhe rihapjen e qeverisë sonë”.

Duke thënë se ai “nuk mendon kurrë se demokratët kanë monopolin e ideve të mira”, presidenti Obama shtoi se: “Jam i gatshëm të punoj me këdo, mbi çdo ide të mundshme që do të rriste ekonominë tonë, do të krijonte vende të reja punë, do të forconte klasën tonë të mesme dhe do të zgjidhte problemet tona fiskale për një periudhë afatgjatë”.

Populli amerikan dëshiron nga politikanët në Ëashington “mos të kenë vëmendjen te politika, te zgjedhjet, por të fokusohen në hapa konkrete që do të përmirësojnë jetët e tyre”, deklaroi Obama.

Presidenti amerikan shtoi se politikanët në Ëashington do të duhet të “dalin nga zakoni i qeverisjes përmes krizave”. “Shpresoj që herën e ardhshme, zgjidhja të mos arrihet pas 11 orësh”, tha Obama për reporterët, duke nxitur politikanët nga të dyja palët të punojnë për zgjidhje afatgjata.

Bazuar mbi këtë marrëveshje, tavani i borxhit federal do të rritet deri më 7 shkurt, ndërsa qeveria do të financohet deri më 15 janar. Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.
/Elta Liksenaj/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
16°/5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/-1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
8°/-2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
10°/0°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
11°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Clear
8°/-3°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr