SHBA, Clinton fituese e Medaljes së Lirisë

SHBA, Clinton fituese e Medaljes së Lirisë

Hillary Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit, fiton Medalejn e Lirisë për këtë vit. Ky çmim zonjës Clinton pritet ti jepet në ceremoninë e 10 Shtatorit në Qendrën Kombëtare Kushtetuese në Filadelfi. Ish-zonja e parë dhe ish-senatore është shpallur fituese mbrëmë vonë nga kjo qendër. Ky çmim zonjës Clinton i jepet për “karrierën e saj jetësore

Hillary Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit, fiton Medalejn e Lirisë për këtë vit. Ky çmim zonjës Clinton pritet ti jepet në ceremoninë e 10 Shtatorit në Qendrën Kombëtare Kushtetuese në Filadelfi.

Ish-zonja e parë dhe ish-senatore është shpallur fituese mbrëmë vonë nga kjo qendër. Ky çmim zonjës Clinton i jepet për “karrierën e saj jetësore në shërbimin publik dhe për përpjekjet e saj për mbështetjen e grave dhe vajzave në gjithë botën”.

Qendra Kombëtare Kushtetuese këtë çmim e jep për çdo vit për personat që i kanë përparuar idealet e lirisë, demokracisë dhe barazisë. Medalja e Lirë (Liberty Medal), është krijuar në vitin 1988.

Në mesin e fituesve të mëparshëm të këtij çmimi janë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-presidenti i Afrikës Jugore, Nelson Mandela, këngëtari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut Bono, e të tjerë.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar