SHBA: Burns viziton Egjiptin

SHBA: Burns viziton Egjiptin

Kajro – Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, William Burns do të takohet sot në Kajro me liderët e Egjipit. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në këtë vend, që kur ushtria e përmbysi presidentin Mohamed Morsi, më 3 Korrik. Burns pritet që të takohet me zyrtarë ushtarakë dhe liderë të qeverisë së

Kajro – Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, William Burns do të takohet sot në Kajro me liderët e Egjipit. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në këtë vend, që kur ushtria e përmbysi presidentin Mohamed Morsi, më 3 Korrik.

Burns pritet që të takohet me zyrtarë ushtarakë dhe liderë të qeverisë së përkohshme, gjatë vizitës së tij, që do të zgjasë deri nesër.

Nuk dihet nëse ai do të takohet edhe me liderët e Vëllazërisë Myslimane, lëvizje islamiste që e mbështet Morsin, dhe e cila ka protestuar duke kërkuar kthimin e tij në presidencë.

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, është përmbajtur që përmbysjen e Morsit ta përshkruaj si “grushtshtet”. Një vlerësim i tillë do të kërkonte që, sipas ligjit amerikan, të ndalet ndihma ushtarake për Egjiptin, e cila arrinë në më tepër së 1 miliard dollar në vit.

/Amela Shehi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar