SHBA akuzon Kinën për spiunazh kibernetik

SHBA akuzon Kinën për spiunazh kibernetik

Sekretari i mbrojtjes në SHBA, Chuck Hagel, akuzoi Pekinin për përfshirje në spiunazh kibernetik, në një fjalim në forum të sigurisë, i cili u ndoq nga zyrtarët kinezë ushtarake. Në një konferencë të sigurisë në Singapor, Hagel haptazi fajësoi qeverinë kineze dhe ushtarake për depërtime kibernetike në sistemet e informacionit amerikan. Akuza vjen përpara një

Sekretari i mbrojtjes në SHBA, Chuck Hagel, akuzoi Pekinin për përfshirje në spiunazh kibernetik, në një fjalim në forum të sigurisë, i cili u ndoq nga zyrtarët kinezë ushtarake.

Në një konferencë të sigurisë në Singapor, Hagel haptazi fajësoi qeverinë kineze dhe ushtarake për depërtime kibernetike në sistemet e informacionit amerikan. Akuza vjen përpara një samiti mes liderëve të dy vendeve javën e ardhshme.

Hagel tha se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre  në lidhje me kërcënimin në rritje të depërtimeve kibernetike, disa prej të cilave duket të jenë të lidhur me qeverinë kineze dhe atë ushtarake.

SHBA është e vendosur që të punojë ngushtë me Kinën dhe vende të tjera për të vendosur standardet e duhura për sjelljen e Teknologjisë së Informacionit. Duke vënë në dukje tensionet e dikurshme të Amerikës me Kinën, Hagel tha se çelësi është që këto dallime të adresohen mbi bazën e një dialogu të vazhdueshëm dhe të respektueshëm. Të dy kombet duhet të ndërtojnë besimin në mënyrë që të shmangin llogaritjet e gabuara ushtarake.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar