Shaqiri me Kosovën nëse anëtarësohet në UEFA dhe FIFA

Xherdan Shaqiri nuk përjashton mundësinë që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës nëse kjo e fundit arrin të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA. Mesfushori i Bajernit të Mynihut aktualisht është duke vazhduar përgatitjet për sezonin e ri me skuadrën e tij. Shaqiri është i vetëdijshëm se do ta ketë shumë vështirë të sigurojë një vend

Xherdan Shaqiri nuk përjashton mundësinë që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës nëse kjo e fundit arrin të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA. Mesfushori i Bajernit të Mynihut aktualisht është duke vazhduar përgatitjet për sezonin e ri me skuadrën e tij.

Shaqiri është i vetëdijshëm se do ta ketë shumë vështirë të sigurojë një vend titullari me Bajernin, kur ndjen konkurrencën çdo ditë në ekipin më të mirë në botë. “Janë emrat e mëdhenj nga Liga e Kampionëve që më bëjnë të përfitoj nga eksperienca e tyre si në asnjë klub tjetër”, thekson shqiptari nga Gjilani, që në verë do të udhëheqë Zvicrën në Kupën e Botës, “Brazil 2014″.

Sa i përket aktivizimit me Kosovën, ai thotë se deri më tani nuk ka asgjë konkrete. “Duhet të mendoj kur Kosova të pranohet në FIFA, atëherë do të rishqyrtoj situatën, por për këtë ndoshta kalojnë disa vite”, deklaron Shaqiri, që lë të nënkuptojë që në të ardhmen nuk është çudi të luajë për Kosovën, një dëshirë e kahershme edhe e prindërve të tij.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar