Shaqiri mbërrin në Milano, entuziazëm tek Interi

“Ndihem mirë, jam i lumtur. Forca Inter!” Këto ishin fjalët e para të futbollistit Xherdan Shaqiri me të mbërritur mbrëmë në Milano ku e prisnin tifozët e Interit. Futbollisti shqiptar nga Kosova që luan me përfaqësuesen e Zvicrës është pritur nga qindra tifozë zikaltër, të cilët kanë vështirësuar daljen e tij nga aeroporti i Malpensës,

“Ndihem mirë, jam i lumtur. Forca Inter!” Këto ishin fjalët e para të futbollistit Xherdan Shaqiri me të mbërritur mbrëmë në Milano ku e prisnin tifozët e Interit.

Futbollisti shqiptar nga Kosova që luan me përfaqësuesen e Zvicrës është pritur nga qindra tifozë zikaltër, të cilët kanë vështirësuar daljen e tij nga aeroporti i Malpensës, ku është dashur ndërhyrja e forcave policore për ta nxjerrë lojtarin zikaltër drejt makinës që e priste.

“Gati per të dielën? Po, dua të luaj qysh të dielën, por nuk e di. Tifozët? Fantastike, i dua këta tifozë, janë fantastike, fantastike!”, tha Shaqiri i rrethuar nga entuziazmi i tifozëve zikaltër.

Xherdan Shaqiri vjen tek Interi nga Bajerni Mynihut me një huazim 6 mujor, me kusht blerje 15 milionë euro në qershor. Nëse gjithçka shkon mirë, Shaqiri do të firmosë për Interin deri në vitin 2019. Xherdan Shaqiri  është një tjetër blerje e bujshme e Interit pas gjermanit Lukas Podolski.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar