Shaqiri: Jam lider tek Zvicra, synoj dhe Bajernin

Shaqiri: Jam lider tek Zvicra, synoj dhe Bajernin

Xherdan Shaqiri është shprefur se pasi ka prestigjin e liderit tek Zvicra dëshiron që së shpejti të kthehet në lider edhe tek Bajerni, ai shpreson se së shpejti do të fitoj edhe zemërn e Guardiolës. “Të premten zhvillova ndeshjen e parë pas pushimeve. Me të vërtetë luajta me qejf të madh. Trajneri donte që ne

Xherdan Shaqiri është shprefur se pasi ka prestigjin e liderit tek Zvicra dëshiron që së shpejti të kthehet në lider edhe tek Bajerni, ai shpreson se së shpejti do të fitoj edhe zemërn e Guardiolës.

“Të premten zhvillova ndeshjen e parë pas pushimeve. Me të vërtetë luajta me qejf të madh. Trajneri donte që ne të fokusoheshim më shumë në anën taktike dhe të bënim ligjin në mesfushë. Për sa i përket sezonit të ri, çdo lojtar në moshën time dëshiron të zhvillohet më tej. Sezonin e kaluar zhvillova shumë ndeshje, por këtë vit dua të hedh hapin e radhës, duke luajtur titullar më shumë në ndeshjet deçizive. Me trajnerin ende nuk kam pasur biseda personale. Ai kujdeset për çdo detaj, sidomos nga ana taktike. Për Guardiolën flasin vetë titujt, prandaj jam i bindur që do vazhdojmë të jemi të suksesshëm. Unë e di që konkurrenca do jetë e ashpër, por nuk kam frikë, pasi jam polivalent në fushë. Pres sa më shpejt t’i forcoj pozitat e mia si në kombëtare dhe te Bajerni. Dua të kthehem në një lider. Trajneri Hicfeld ma ka dhënë këtë privilegj, por pres ta fitoj edhe nga Guardiola”,

Shaqiri dje shënoi tre gola dhe dha një asist, në ndeshjen e tijë të parë nën vëzhgimin e Pep Guardiolës.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar