Shakhter Karagandy i pret shpresat Skënderbeut

0

Ndeshja midis Shakhter Karagandy dhe Skënderbeut përfundoi me fitoren 3-0 të vendasve, duke  lënë që fati i bardhekuqve të përcaktohet në “Qemal Stafa”. Në pjesën e parë kanë dominuar vendasit, duke u shpërblyer edhe me golin e parë që në minute e 8-të.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, skuadra e Skënderbeut sikur është zgjuar disi por pa arritur të shpërblehet nga goli, ndonëse ka krijuar shumë shanse reale për të shënuar. Ashtu si edhe në dy ndeshjet kualifikuese ndaj Neftcit, Skënderbeu ka vuajtur nga finalizimi i aksioneve.

Golat janë shënuar nga Aldin Dzidic në minuten e 8-të,  Roman Murtazayev në minute e 79-të dhe më pas në minute e fundit të kohës së rregullt Sergey Khizhnichenko.

/Bekim Bici/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here