“Shah Deniz”, vendimi për gazsjellësit,“TAP” e “Nabucco”, në fund të qershorit

“Shah Deniz”, vendimi për gazsjellësit,“TAP” e “Nabucco”, në fund të qershorit

Qershori do t’i japë fund garës mes projekteve të dy gazsjellëzve, “TAP” dhe “Nabucco”, ku aksionerët e “Shah Deniz” marrin vendiin për të zgjedhurin e tyre.  Mediat në Baku të Azerbajxhanit bënë me dije se përfaqësuesit e Shah Deniz dhanë edhe deklaratat e para për dorëzimin e dokumentacionit që bënë Nabucco dhe TAP në prill. Baku,

Qershori do t’i japë fund garës mes projekteve të dy gazsjellëzve, “TAP” dhe “Nabucco”, ku aksionerët e “Shah Deniz” marrin vendiin për të zgjedhurin e tyre.  Mediat në Baku të Azerbajxhanit bënë me dije se përfaqësuesit e Shah Deniz dhanë edhe deklaratat e para për dorëzimin e dokumentacionit që bënë Nabucco dhe TAP në prill.

Baku, kryeqendra e Azerbajxhanit, e vënë në epiqendër të zhvillimeve për ndërtimin e gazsjellësit që do të transportojë gazin azer nga fusha e Shah Deniz drejt Europës, duke krijuar tashme pavarësinë e kontinentit nga gazi rus, që Rusia e përdorte herë pas here si “kërcënim”.

Zëvendëspresidenti i Shah Deniz 2, Al Cook, Nabucco-n dhe TAP-in, i ka konsideruar dy projekte me cilësi të lartë dhe oferta të plotësuara. British Petroleum, një ndër aksionerët kyç, ka deklaruar se në Shah Deniz janë gjetur  rezerva të tjera të panjohura gazi, që hapin mundësinë e zhvillimit në një stad të tretë. Nëse përzgjedhja e projektit të gazsjellësit që do të transportojë gazin drejt Europës është e rëndësishme, për Al Cook duket se më shumë rëndësi ka vendosja e kontratave 30-vjeçare me blerësit potencialë të gazit në Europë.

Komisioneri për energjinë në Bashkimin Europian, Guenther Ottinger, ka dërguar përmes ambasadorit të BE-së në Azerbajxhan, Roland Kobia, mesazhin se BE pret që Azerbajxhani të luajë rol domethënës në furnizimin me gaz të Europës. Sipas Ottinger, dy projektet, TAP dhe Nabucco, janë të rëndësishme për projektin e korridorit të Jugut dhe se BE shpreson dhe nxit realizimin e të dyve.

Rëndësia e këtyre dy gazsjellësve bëhet edhe më e madhe, sipas Ottinger, po të kemi parasysh synimin që Azerbajxhanit t’i bashkëngjitet dhe Turkmensitani për transportin e gazit drejt Europës. Të dyja vendet, sipas tij, janë burim i rëndësishëm gazi dhe një mbështetje e madhe për Europën. Konsorciumi “Shah Deniz” ka deklaruar se vendimin do ta marrë në fund të qershorit.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar