Sfida Stambollit, Gallatasaraj – Juventus luhet “karta” e fundit.

Emocionet e Ligës së Kampionëve zbresin këtë herë në “Turk Telekom Area”. Nga Stambolli vjen supersfisda, Gallatasaraj – Juventus, ku skuadrat janë në përballje direkte për të përcaktuar se cila do të kalojë në fazën tjetër të kompeticionit. Italianëve i mjafton vëtëm një barazim për të siguruar vendin e dytë, ndërsa turqit duhet të fitojnë patjetërn nëse duan të vazhdojnë aventurën e tyre në Europë. Tekniku Konte ka thënë se në një ndeshjë të tillë nuk ka favoritë dhe se çdo gjë i lihet fushës së blertë. Në krahun tjetër Mançini kërkon mbështetjen e tifozeve për ndeshjen e mbrëmjes, dhe i ka konsideruar ata si një element të rëndësishëm për ecurinë pozitive të skuadrës. Formacionet e mundshme : Galatasaray (3-4-1-2) – Muslera; Eboué, Kaya, Chedjou; Riera, Selcuk, Felipe Melo, Bruma, Sneijder , Drogba, Yilmaz. Juventus (3-5-2) – Buffon; Barzagli, Bonuçi, Chiellini , Lichtsteiner, Vidal,Pogba, Marchisio, Asamoah; Tevez, Llorente. Arbitër: Pedro Proença (POR) Blerand Ismaili ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar