Sërish klandestinë në Kakavijë, 31 shtetas nga Maroku e Siria

Sërish klandestinë në Kakavijë, 31 shtetas  nga Maroku e Siria

Policia kufitare ka zbuluar sërish një grup klandestinësh në afërsi të Kakavijës. Kësaj radhe janë ndaluar 31 shtetas të tjerë të ardhur nga Maroku dhe Siria.Policia po merr në pyetje të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të klandestinëve. Ditët e fundit policia e Gjirokastrës ka ndaluar një numër të madh

Policia kufitare ka zbuluar sërish një grup klandestinësh në afërsi të Kakavijës.

Kësaj radhe janë ndaluar 31 shtetas të tjerë të ardhur nga Maroku dhe Siria.Policia po merr në pyetje të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të klandestinëve.

Ditët e fundit policia e Gjirokastrës ka ndaluar një numër të madh klandestinësh të ardhur nga vendet arabe të cilët kalojnë tranzit në vendin tonë me synim arritjen në vendet e tjera të Europës. Aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, pasi dyshohet për të tjerë klandestinë në qarkullim.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar