Serie A, Moratti: Thohir më do president? Do ta mendoj

0

“Ka kohë për të menduar për qëndrimin tim nën drejtimin si president, por ka edhe një lidhje miqësore me Thohir dhe kjo e konfirmon që ne jemi një grup që mbështesim klubin. Nuk është një grup që vjen dhe ikën”, deklaroi presidenti historik Moratti.

Massimo Moratti këtë deklaratë e dha pas përfundimit të mbledhjes së bordit drejtues të Saras, duke iu përgjigjur një pyetjeje thumbuese në lidhje me “presingun” e Thohir, ai do të qëndrojë nën drejtimin e Interit, pavarësisht aksioneve që indoneziani ka blerë.

Për sa i përket tratativave për kalimin e aksioneve të Interit tek Erick Thohir, Massimo Moratti ka nënvizuar që në mbledhjen e radhës të bordit drejtues “do të sqarohet situata e tanishme” dhe që manjaku indonezian “është i lumtur për rezultatet e skuadrës por është shumë i interesuar për të parë se çdo të ndodhë më tej”.

/Xhevahir Qardaku/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here