Serena mbron titullin

Serena mbron titullin

Tenistja numër një në botë, Serena Williams ka arritur me sukses që ta mbrojë titullin në Grand Slam turneu US Open, edhe pse nuk e ka pasur tw lehtë. Në finalen e madhe në New York, amerikania u ndesh me bjellorusen Victoria Azarenka, e cila ja vështirësoi punën në dy setet e para. 31-vjeçarja arriti

Tenistja numër një në botë, Serena Williams ka arritur me sukses që ta mbrojë titullin në Grand Slam turneu US Open, edhe pse nuk e ka pasur tw lehtë.

Në finalen e madhe në New York, amerikania u ndesh me bjellorusen Victoria Azarenka, e cila ja vështirësoi punën në dy setet e para. 31-vjeçarja arriti që ta fitojë setin e parë me rezultat 7-5, por e humbi të dytin (6-7).

Jo rastësisht ajo po e dominon tenisin në vitet e fundit, Serena dëshmoi në setin e tretë duke mos i lënë asnjë shans kundërshtares (6-1), dhe kështu e fitoi sfidën me rezultat të përgjithshëm 2-1 në sete (7-5, 6-7, 6-1).

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar