Serbia shkel pikën e 14 të marrëveshjes

0

 

Serbia po e shkel marrëveshjen e Brukselit megjithëse  të premten e kaluar, me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton,  u arrit dakordësimi për zbatimin e planit implementues. Së fundmi, Beogradi ka penguar pjesëmarrjen e Kosovës në dy aktivitete  rajonale, të cilat kishin në fokus integrimin e Evropës Juglindore.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka ndikuar  tek Maqedonia që të mos e ftojë presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga në forumin e bashkëpunimit rajonal që do të mbahet në Ohër me 1 qershor. Për pasojë Maqedonia është detyruar që të mos e ftojë Jahjagën në këtë forum. Gjithashtu të  premten e kaluar delegacioni serb në Samitin e Iniciativës së Evropës Qendrore në Budapest, është larguar nga salla kur ka parë se i ftuar në këtë samit ka qenë edhe ministri i Administratës Publike i Kosovës Mahir Jagxhillar.

Serbia me këtë qëndrim të mbajtur, ka shkelur pikën 14 të marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq. Kjo pikë fokusohet tek anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare të dy shteteve. Nga formulimi I deritanishëm, pika e 14 thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.

Ministrja e Integrimeve në Qeverinë e Kosovës, Vlora Çitaku ka paralajmëruar se sjellja zyrtare e Serbisë do të pasohet nga protesat nga ana e palës kosovare.

 

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here