Serbia projekton ujësjellësin me vlerë 10 milion euro në Kosovë

Serbia projekton ujësjellësin me vlerë 10 milion euro në Kosovë

Është nënshkruar sot marrëveshja për ndërtimin e ujësjellësit rajonal për tri komunat në veri të Kosovës.  Nëshkruesit e kësaj marrëveshje,drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, si dhe tre kryetarët e komunave (ilegale) të Zubin Potokut, Zveçanit e të Mitrovicës, janë dakordësuar në  Zubin Potok për projektin me vlerë 10 milionë

Është nënshkruar sot marrëveshja për ndërtimin e ujësjellësit rajonal për tri komunat në veri të Kosovës.  Nëshkruesit e kësaj marrëveshje,drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, si dhe tre kryetarët e komunave (ilegale) të Zubin Potokut, Zveçanit e të Mitrovicës, janë dakordësuar në  Zubin Potok për projektin me vlerë 10 milionë euro.

Vulin,  ka  theksuar dhe ka shfaqur shpresën se kjo verë do të jetë e fundit me cisterna uji në Mitrovicë e në Zveçan.

“Kjo dëshmon se kur jemi unikë dhe kur punojmë mund të bëjmë çdo gjë. Këto tri komuna dhe shteti i tyre ia kanë dalë ta shpien në fund fillimin e këtij projekti dhe tani mund të themi se fëmijët tanë në Zubinom Potok, Zveçan e Mitrovicë do të pinë ujë cilësor sikur në Novi Sad, Beograd ose në Kralevë”, ka thënë Vulin.

Afati i kryerjes së projektit është 18 muaj ndërkaq që punimet pritet të fillojnë në gushtin e këtij viti.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar