“Serbia ‘de facto’ e ka njohur Kosovën”

“Serbia ‘de facto’ e ka njohur Kosovën”

Serbia “de facto” e ka njohur tashmë Kosovën. Kështu ka deklaruar për radio Evropa e Lirë ligjvënësi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel. Engel e ka cilësuar marrëveshjen e Brukselit si të dobishme për Kosovën, pasi për herë të parë Serbia po e njeh atë. “Qeveria e Prishtinës së shpejti do të shtrijë kontrollin

Serbia “de facto” e ka njohur tashmë Kosovën. Kështu ka deklaruar për radio Evropa e Lirë ligjvënësi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel. Engel e ka cilësuar marrëveshjen e Brukselit si të dobishme për Kosovën, pasi për herë të parë Serbia po e njeh atë.

“Qeveria e Prishtinës së shpejti do të shtrijë kontrollin në të gjithë Kosovën. Tashmë qeveria e Kosovës është përgjegjëse për tërë Kosovën, qoftë Mitrovica Veriore, jugu apo cilado pjesë e saj”, ka thënë Engel.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me tejkalimin e afatit për hartimin e planit të zbatimit të marrëveshjes. Sipas tij, kjo mund të rrezikojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Megjithatë, ligjvënësi amerikan ka mohuar mundësinë e një ndarjeje të territorit të Kosovës. “Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëputje të saj dhe ky është një parim i rëndësishëm”, u shpreh Engel.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar