Serbi–Shqipëri, UEFA zbardh arsyet e vendimit

Vendimi i arsyetuar i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s lidhur me ndeshjen me Serbinë ka mbërritur dje pasdite në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. FSHF do të deklarojë qëndrimin e saj zyrtar para mediave pas përfundimit të konferencës për shtyp që trajneri Gianni de Biasi do të japë sot në sallën e konferencave të

Vendimi i arsyetuar i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s lidhur me ndeshjen me Serbinë ka mbërritur dje pasdite në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF do të deklarojë qëndrimin e saj zyrtar para mediave pas përfundimit të konferencës për shtyp që trajneri Gianni de Biasi do të japë sot në sallën e konferencave të FSHF-së.

Sipas disiplinës, Shqipëria ka humbur ndeshjen në tavolinë sepse ka refuzuar të vazhdojë ndeshjen. Por, megjithatë, shkruhet se “shqiptarët kanë deklaruar më parë se janë të pamundur për të vazhduar ndeshjen”, ndërsa, sipas FSHF-së, nuk i referohet provave të palës shqiptare.

Në raportin e tij Komisioni i Disiplinës, sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk i referohet sigurisë në stadium ndërsa nuk ka pika për këtë çështje. Disiplina e ka argumentuar gjobën prej 100 mijë euro për shkak të dronit me banerin që trazoi situatën pasi deri në atë moment gjithçka sipas saj ishte normale në atë ndeshje.

Ndërkohë burime bëjnë të ditur se tashmë FSHF do të apeloje këtë vendim brenda tre ditësh dhe nëse është e nevojshme do ta çojë këtë çështje deri në KAS të Lozanës.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar